Mbrëmjen e djeshme një aksident ka ndodhur mes një biçiklisti dhe një veture në fshatin Dobërdelan të Suharekës.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
I njëjti ka bërë të ditur se biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor.
“Mbrëmë rreth orës 19:25 minuta ka ndodhur një aksident mes një veture dhe biçiklisti në fshatin Dobërdelan të Suharekës. Biçiklisti i lindur më 2010 është goditur nga vetura me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.