×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, motoçiklisti përfundon në spital

    Reporteri
    17 Qershor 2024 | 17:07

    Sot gjatë ditës një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete në afërsi të terminalit doganor në Pejë.

    Rastin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    Ai ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti i cili dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

    “Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne afërsi të terminalit doganor në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoqikletë, si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lendime trupore, i njejti është dërguar ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal për Komunikacionin Rrugor DRP-Pejë”, ka thënë Rugova për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!