×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Aksident mes një veture e traktori në Vushtrri, dy të lënduar

    Reporteri
    02 Qershor 2025 | 19:01

    Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe traktori në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në fshatin Bukosh të Vushtrrisë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!