Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes pesë veturave në fshatin Rixhevë të Klinës.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka bërë me dije se në mesin e të lënduarve janë dy fëmijë.
“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë (5) Vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë (9) pesona kanë pësuar lendime trupore ku dy (2) nga të lenduarit ishin fëmijë, të lenduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajona në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova./Reporteri.net