×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Aksident mes tri veturave dhe një traktori në Gllarevë, lëndohen pesë persona

    Reporteri
    26 Janar 2025 | 15:42

    Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës ku janë përfshirë tri vetura dhe një traktori.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se pesë të lënduarit u dërguan në QKMF-në e Klinës për ndihmë mjekësore.

    “Sot rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe një traktor, dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar ne QKMF-Klinë për tretman mjekësor”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!