×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona

    Reporteri
    22 Dhjetor 2024 | 18:15

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete.

    Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

    “Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, ka deklaruar ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!