×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Gjakovë, një i lënduar

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 22:10

    Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në Morinë të Gjakovës.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai tha se i lënduar ka mbetur motoçiklisti dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

    “Në fshatin Morinë në Gjakovë rreth orës 13:40 një veturë dhe një motoçikletë janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

    Ai shtoi se Njësia e trafikut rajonal është duke e trajtuar rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!