Një person ka mbetur i vdekur në Gjilan, pasi i njëjti është goditur nga një veturë, shkruan Reporteri.net.
Sipas policisë, viktima 76 vjeçar është goditur nga vetura në lëvizje duke marrë lëndime të rënda.
I njëjti është transportuar për në Qendrën Emergjente në Gjilan, por nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve.
Një aksident trafiku ka ndodhur sot afër Spitalit Rajonal në Gjilan, ku i vdekur ka mbetur një këmbësor i moshës 76-vjeçare.
“Ju njoftojmë se me datën 07.06.2022 rreth orës 11:22, në Gjilan afër Spitalit rajonal, Policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar informatë për një rast aksident Trafiku me lëndime, të rënda. Dyshohet se një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda. Njësitet policore kanë dal në vend të ngjarjes se bashku me ndihmën e shpejte. Viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjente në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjeku ka konstatuar se viktima shqiptar shtetas i Kosovës (1946) ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, kanë njoftuar nga Policia.