Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime.”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.