×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Klinë, vdes 18-vjeçari

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 22:11

    Sot rreth orës 20:00 ka ndodhur një aksident trafiku midis një veture të tipit ‘Jeep’ dhe një motoçiklete në fshatin Zajm të Klinës, ku si pasojë ka humbur jetën motoçiklisti i moshës 18 vjeçare.


    Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Xhevat Ibraj, i cili ka bërë të ditur se ngasësi i automjetit është arrestuar dhe tani ndodhet në mbajtje.“Në fshatin Zajm të Klinës ka ndodhur një aksident me fatalitet. Në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, ka ndodhur aksidenti në mes një automjeti Jeep dhje një motoçiklete”.

    “Viktima ka qenë ngasës i motoçikletës. Njësitë rajonale të komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë dhe është njoftuar prokurori i shtetit.Viktima është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Pejës sepse në vendin e ngjarjes ka pasur shenja jete; mirëpo në spitalin rajonal ka arritur pa shenja jete dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij”.

    “Viktima është me inicialet G.Z., i lindur në vitin 2001. Policia ka arrestuar ngasësin e automjetit Jeep dhe i njëjti gjendet në mbajtje”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!