Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 18:00 në Komoran të Drenasit, si pasojë dy motoçiklistë janë lënduar rëndë.
Në këtë aksident që ka ndodhur në udhëkryqin e rrugës “Xheladin Gashi”, janë përfshirë një veturë dhe dy persona me motoçikletë.
Sipas dëshmitarëve, ata kanë goditur mbrapa veturën. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia.
Personat e lënduar bëhet e ditur se janë nga Nekovci dhe po trajtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë fshat.
Telegrafi ka provuar të flasë me policinë, për momentin nuk ka marrë informacione të detajuara për rastin.
Ndryshe, në këtë udhëkryq vazhdimisht ndodhin aksidente, ku vitin e kaluar ka humbur jetën një motoçiklist nga fshati Kishnarekë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.