×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Leshan të Pejës, disa persona të lënduar

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 14:33

    Numri i aksidenteve në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësues.


    Vetëm brenda 24 orëve të fundit sipas raportit të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 54 sosh.

    Derisa në orët e para të mëngjesit të sotëm patëm edhe një viktimë në Merdare, tre persona të tjerë në mesditë sot mbetën të lënduar në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

    E një aksident si pasojë e mos kujdesisë, ka ndodhur çaste më parë edhe në afërsi të Pejës, saktësisht në fshatin Leshan.

    Një dëshmitar i ka thënë Indeksonline se nga ky aksident ku shihen se janë përplasur dy vetura, ka edhe të lënduar.

    Ndërsa, në vendin e ngjarjes shihen edhe njësitet e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!