Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Avni Zahiti Zëdhënës i Policisë Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë.
“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 14:00, aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë. Të përfshira tri vetura civile ku si pasoj lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Vushtrri”, ka deklaruar Zahiti.
Ai thotë se nga hetimet e bëra në vendin e ngjarjes shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mosmbajtja e distancës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.