×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, vdes një person, një tjetër lëndohet rëndë

    Reporteri
    20 Prill 2025 | 10:26

    Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 04:30 sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ajo bëri të ditur se edhe një person tjetër është lënduar rëndë.

    ”Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet nga zyrtarët e njësitit të trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!