Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Në këtë aksident u përfshinë dy vetura.
Aksidentin në fjalë e ka konfirmuar për Reporteri.net Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.
“Sot në mëngjes ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Policia është në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hashani.
Ai nuk ka mund të thotë sa persona janë lënduar, përveç se veturat kanë pësuar dëme materiale.
Por burime të Reporteri.net bëjnë me dije se ka persona të lënduar, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndryshe, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës brenda 11 muajve të këtij viti kanë humbur jetën 103 persona në aksidente trafiku. /Reporteri.net/.