×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, 4 persona bëhen për spital

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 16:13

    Katër persona janë lënduar në aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç.


    Në aksident ishin të përfshira dy automjete.

    Kështu bëri të ditur për Reporteri.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

    “Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar ajo.

    Ahmeti ka thënë se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!