Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan, si pasojë një autobus ka dalë nga rruga.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës, 21:00, ndërkaq nuk ka të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Bajram Krasniqi.
Një video që ka siguruat Telegrafi, shihet Autobusi i cili ka dalë nga rruga po ashtu edhe komunikacioni i bllokuar.
Ndërkaq, për shkak të kushteve atmosferike të motit, policia apelon nga të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
Po ashtu të premten gjatë ditës dhe në mbrëmje ka qenë mjegull dhe dukshmëria e vogël.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.