Një këmbësor është goditur nga një veturë sonte në Pejë, si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetë këmbësori.
Rastin për Peporterin e ka konfirmuar Shkodran Nikiçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore në Pejë, ku sipas tij, ngjarja ka ndodhur pas orës 21:00 në pjesën e qytetit te Çarshia e Gjatë, kur vetura në lëvizje e ka goditur këmbësorin.
”Fatkeqësisht viktima ka vdekur, rasti ka ndodhur në qendër të Pejës rreth orës 21:00, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është ndalur për 48 orë”, ka thënë Nikiçi për Reporterin.
Si pasojë e goditjes viktima ka humbur jetën.
Viktima është mashkull, ndërsa mosha e saktë ende nuk ësht konfirmuar, por dihet se është mbi të 60’tat.
Personi i cili e ka shkaktuar aksidentin është arrestuar nga policia e Kosovës dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndalur për 48 orë. /Reporteri.net/