×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Podujevë: Nëntë persona përfundojnë në spital

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 11:57

    Nëntë persona janë lënduar mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në fshatin Zakutë të komunës së Podujevës.


    Në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, teksa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 09:00 në fshatin Zakutë të Podujevës, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar 9 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë  Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!