×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Prishtinë, lëndohet drejtuesja e biçikletës që u godit nga vetura

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 18:27

    Sot rreth orës 17:30, në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklete.


    Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, gjersa bëri të ditur, se si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesja e biçikletës ka kërkuar ndihmë mjekësore.

    “Rreth orës 17:30, në rrugën Luan Haradinaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklete. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesja e biçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!