×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Prishtinë, lëndohet motoçiklisti

    Reporteri
    11 Maj 2019 | 22:40

    Një motoçiklist ka pësuar lëndime në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në Prishtinë.


    Rastin për Reporterin e konfirmon zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, ku tregon se aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 19:20, në udhëkryqin e rrugëve “Fehmi Lladrovci” dhe “Agim Ramadani”, kur janë ndeshur një motoçikletë dhe një automjeti.

    “Si pasoj e aksidentit, lëndime të lehta trupore ka pësuar motoçiklisti”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.

    Policia e Kosovës, njësiti i trafikut, ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!