×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Aksident në Prizren, katër të lënduar

    Reporteri
    07 Janar 2025 | 9:16

    Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesnatën e së hënës në Prizren, në rrugën “Wesley Clark”.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

    “Rasti ka ndodhur rreth orës 00:28. Pra, aksident me lëndime dhe dëme materiale. Hetimet po zhvillohen nga Stacioni Policor në Prizren”, tha Gashi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!