Një person është lënduar rëndë, si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje në Prizren.
Policia njofton se shoferi ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur një shtyllë elektrike.
“I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda ka pësuar viktima femër K/Shqiptare pasagjere në veturë, e cila është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.