Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Debërllukë, me ç’rast janë lënduar dy persona.
Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor fshati Debërllukë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kane kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti për Reporteri.net. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.