×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, bllokohet komunikacioni

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 18:32

    Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, çka ka bërë që të krijohen kolona të gjata dhe bllokim i komunikacionit.


    Sipas pamjeve të dërguara në adresë të Reporterit shihet se në aksident kanë qenë të përfshira disa vetura, mirëpo nuk raportohet për të lënduar.

    Rruga drejt Fushë Kosovës është pothuajse e pakalueshme pasi tashmë aty janë krijuar kolona të gjata, pikërisht në kohën kur në këtë rrugë ka fluks më të madh të qarkullimit të automjeteve.

    Policia tashmë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!