Gashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti tha për gazetën online Reporteri.net se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona.
Me rastin po merren zyrtarët e trafikut rajonal. /Reorteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.