×
  • Lajme
  • Lajme / Flet Policia

    Aksident në rrugën Prizren-Suharekë mes një kamioni e një kamionete – lëndohen tre persona, dy prej tyre rëndë

    Reporteri
    11 Shkurt 2025 | 18:56

    Një aksident trafiku mes një kamioni të rëndë dhe një kamionete ka ndodhur sot në rrugën Prizren-Suharekë.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Sipas tij, në këtë aksident kanë marrë lëndime tre persona, dy prej të cilëve lëndime të rënda.

    “Sot me datë 11.02.2025, rreth orës 15:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Prizren-Suharekë, konkretisht në Fshatin Gjonovc , ku ishin të perfshira dy automjete, një kamion i rëndë dhe nje kamionet. Si pasoj e aksidentit janë shkaktuar  dëmeve  materiale dhe së paku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy nga ata lëndime të rënda”, ka deklaruar Bytyqi.

    Ai tha se Policia është duke hetuar aksidentin dhe se është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

    “Bashkë me policin në vendngjarje kanë dal edhe zjarrfikësit. Rruga për momentin ende është e bllokuar”, ka deklaruar Bytyqi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!