×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Skenderaj, pesë persona përfundojnë në spital

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 10:57

    Një aksident komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Skenderaj.


    Në aksidentin, në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura, kanë mbetur të lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, shkruan Reporteri.net.

    Sipas policisë deri te aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë gjatë tejkalimit.

    “Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 8:30 në Skenderaj.Të përfshira në aksident dy vetura civile,ku si pasoj lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Nga hetimet e bëra ne vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit konsiderohet marrja e përparsisë së kalimit”, ka thënë Avni Zahiti, Zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!