×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Suharekë: Lëndohen tri femra, në pranga një shtetas serb

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 11:40

    Policia e Kosovës ka informuar sot për një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Autostradë Duhël –Suharekë, nga i cili kanë mbetur të lënduar tri femra.


    Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave civile me targa lokale dhe një kamioni me targa të Serbisë, ku përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tri femra K-Shqiptare, të cilat janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

    “Lidhur me rastin janë arrestuar drejtuesi i kamionit, i dyshuari mashkull serb i Serbisë dhe drejtuesi i njërës veturë civile, i dyshuari mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull serb i Serbisë pas intervistës dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari mashkull K-Shqiptar lirohet në procedurë të rregull

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!