Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes dy veturave në Vitomiricë të Pejës.
Driton Rugova, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës, ka thënë për gazetën online Reporteri.net se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 17:25, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit shtatë (7) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor.”, tha Rugova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.