Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në fshatin Vogovë të Gjakovës.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka bërë të ditur se një person, shtetas i Shqipërisë, ka mbetur i vdekur, dhe tre të tjerë janë lënduar.
“Me datën 27.04.2025, rreth orës 02:05, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Vogovë – Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku dyshohet se shoferi i një automjeti, gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Si pasojë e aksidentit, një person (mashkull, shtetas i Shqipërisë) ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha ai për Reporteri.net.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.