×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Aksident në Vragoli mes një veture dhe kamioni

    Reporteri
    27 Tetor 2024 | 21:09

    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në mbrëmje në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

    Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar një video ku shihet vetura e aksidentuar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë dhe Policia e Kosovës.

     

    Reporteri.net ka pyetur Policinë e Kosovës nëse ka persona të lënduar në këtë aksident, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka kthyer përgjigje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!