Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “B” në kryeqytet, ku të përfshira kanë qenë katër vetura, ndërsa janë përfshirë edhe tri tjera që kanë qenë të parkuara.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete (4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara). Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona.
Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha Ahmeti për Reporteri.net.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.