Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 18:00, tek mbikalimi, pranë shkollës “Ali Sokoli”, në Prishtinë.
Në aksident është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 18:00 në afërsi, ka ndodhë një aksident mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar motoçiklisti, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, ka deklaruar Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për Reporteri.net.
Kujtojmë se sot ndodhi edhe një aksident i rëndë në Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht në Babush, ku janë përfshirë dy vetura, një prej tyre taksi.
Aksident në autostradën ‘Arber Xhaferi’, katër persona të lënduar