×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në Deçan, dy persona me lëndime të rënda

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 23:36

    Tre persona janë lënduar, njëri prej tyre më rëndë, si pasojë e një aksidenti në Deçan.


    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 21:15 në rrugën “Luan Haradinaj”.

    Sipas tij, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjetet, ku lëndime kanë pësuar tre persona.

    “Dy nga të lënduarit, shkaku i lëndimeve të rënda janë dërguar në emergjencë në spitalin rajonal të Pejës, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për trajtim në QKMF në Deçan”, ka thënë Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!