×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në Gllarevë, lëndohen tre persona

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 11:42

    Sot rreth 8:00 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllarevë.


    Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

    “Rreth orës 08:00 kemi marrë një informacion për një aksident mes një veture dhe traktori në fshatin Gllarevë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona. Për detaje të tjera do të ju informojmë”.

    Reporteri.net do të ju mbaj të informuar në ndërkohë në lidhje me rastin

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!