×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në Klinë, lëndohet një person

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 18:43

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Klinë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Poterq.


    Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

    Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Driton Rugova zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

    “Në ora 17:05 ka ndodhur një aksident në fshatin Poterq të Klinës mes një kamioni dhe veture, dhe si pasoje një person ka pësuar lëndime”, ka thënë Rugova. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!