Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prekaz të Epërm të Skenderajt.
Aksidentin në fjalë e ka konfirmuar për Reporteri.net Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Jugut.
Ai deklaroi se aksidenti ndodhi rreth orës 17:30, dhe se ishin të përfshira dy vetura civile.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 17:30, në një rrugë lokale në fshatin ‘Prekaz i eperm’ të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara shtate persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Zahiti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.