×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në rrugën Podujevë-Merdare, pesë persona të lënduar

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 16:27

    Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Podujevë-Merdare.


    Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Sot rreth orës 13:00 në rrugën Podujevë-Merdare, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident juanë lënduar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

    Ajo më tutje bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

    Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, 15 prej tyre ishin me persona të lënduar./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!