×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në Skenderaj, lëndohen dy persona

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 19:51

    Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Qubrel të Skenderajt, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se në aksident është përfshirë një automjet, i cili ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

    “Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:00, në rrugë rajonale Mitrovicë-Pejë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Qubrel të Skenderajt. Në aksident është përfshirë një automjet, si pasoj e humbjes se kontrollit ndaj automjetit automjeti del jasht rrugës, për pasojë drejtuesi dhe pasagjeri kan pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!