Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash te “Santea” në rrugën “Billa Clinton” në Prishtinë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar veç dëme materiale, shkruan Reporteri.net.
Një lexues i Reporteri.net ka dërguar disa foto ku shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra e tipit Pezho dhe tjetra Renault.
Në vendin e ngjarjes janë dale menjëherë policia dhe janë marrë me rastin.
Ndërsa si pasojë e aksidentit për disa momente janë shkaktuar kolona në këtë pjesë të rrugës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.