×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Aksident tragjik në Kotorr të Skenderajt, vdes një person pasi u rrokullis me traktor

    Reporteri
    12 Qershor 2025 | 22:31

    Një person ka vdekur në Kotorr të Skenderajt, si pasojë e një aksidenti pasi i njëjti është rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar në pyll.

    Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila tha se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 55 vjeçare.

    “Sot me datën 12.06.2025 rreth orës 19:00 është raportuar se në fshatin Kotorr të Skenderajt, një person i moshës madhore derisa kishte qenë duke punuar në pyll është rrokollisur me traktor”.

    “Njësitë relevante kanë dalë ne vendngjarje ku mjeku kujdestar ka konstatuar se personi në fjalë i moshës rreth 55 vjeçare është pa shenja jete”, thuhet tutje në konfirmim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!