Një person është arrestuar të enjten rreth orës 21:00 në Prishtinë, pasi që nga pakujdesia kishte shkrepur një pushkë ajrore dhe ka qëlluar në kokë një familjar të tij.
Rastin e ka konfirmuar përmes raportit 24 orësh Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është jasht rrezikut për jetë, shkruan Reporteri.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që të njëjtit nga pakujdesia i kishte shkrepur një pushkë ajrore, me ç ‘rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.”, thuhet në raport.
Policia ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.