×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Aksidenti i rëndë te “Kafet e vogla” në Prishtinë, arrestohet shoferi i veturës që goditi dy motoçikleta

    Reporteri
    21 Maj 2024 | 9:57

    Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident mes një veture dhe dy motoçikletave tek “Kafet e Vogla” në Prishtinë.

    Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë aksident të rënë ku ishin të përfshirë një veturë dhe dy motoçikleta.

    Për pasojë, lëndime pësuan dy drejtuesit e motoçikletave.

    Policia bërë të ditur se drejtuesi i veturës mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe dy motoçikletave. Si pasojë, dy drejtuesit e motoçikletave meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/

    Aksidenti mes veturës dhe dy motoçikletave, një person në gjendje të rëndë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!