Një aksident trafiku ka ndodhur në Austri, ku është përfshirë edhe një shqiptar që jeton dhe vepron atje.
Shqiptarët që janë goditur nga një shofere austriake kanë bërë një video, ku shihet se ajo pas aksidentit tenton të ik nga vendi i ngjarjes, shkruan Reporteri.net.
Edhe pse shqiptarët i thonë asaj se policia është rrugës dhe po vije pasi është njoftuar për aksidentin, ajo fare nuk i dëgjon dhe ik nga vendi. Por asaj kjo ikje nuk i shkon mirë, pasi vetëm disa metra më larg shkakton një aksident tjetër.
Në video shqiptarët dëgjohen duke folur shqip dhe në fund njëri nga ta pasi aksidentit të dytë që pësoj austriakja kërkon nga kolegu i tij të ndalë xhirimin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.