Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Nga informacionet e para, është raportuar për aksident trafiku me lëndime, i shkatuar sonte rreth orës 22:00, në rrugën ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, si pasojë e aksidentit një veturë ka goditur dy këmbësorë të cilët kanë pësuar lëndime, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.
Ndërsa, sipas dëshmitarëve, një fëmijë pa vetëdije është dërguar me autoambulancë për trajtim mjekësor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.