×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, viktima një shtetase e Shqipërisë

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 8:45

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”. 

    Në përplasjen mes një kamioni dhe një veture, e vdekur ka mbetur një grua. Viktima është shtetase e Shqipërisë, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës.

    Trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

    “Autostrada Ibrahim Rugova / km-7 / 14.05.2025 – 13:00. Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë e udhëtarëve me targa të Shqipërisë me drejtues meshkuj shtetas të Shqipërisë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!