×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti me fatalitet në Podujevë: Familja Zeqiri ia falë gjakun familjes Bryma

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 19:38

    Sheqir Zeqiri, u godit për vdekje nga një veturë dje në hyrje të Podujevës.


    Rasti ka ndodhur në orën 17:25, në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës).

    Sot, i ndjeri është varrosur, ndërsa familja Zeqiri ka bërë një gjest mjaftë human, përcjellë Indeksonline.

    Familjarët ia kanë falur gjakun familjes së shoferit që ia shkaktoi vdekjen Sheqirit.

    Ceremonia e pajtimit mes familjarëve Zeqiri dhe Bryma u bë në prezencë të prijësve fetar dhe personaliteteve të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!