×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje të reja

    Aksidenti me tre të vdekur në magjistralën Mitrovicë-Pejë, e përfshirë edhe një veturë e Policisë

    Reporteri
    26 Janar 2025 | 21:19

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Çubrel ku tre persona kanë mbetur të vdekur.

    Policia e Kosovës njofton se në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë, shkruan Reporteri.net.

    “Sonte rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt.Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor”, njofton Policia.

    Policia tutje njofton se hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor.

    “Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes”, njofton Policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!