×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti në Kroaci – Nënë e bijë nga Gjakova do të varrosen sot në ora 19:00

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 15:36

    Nënë e bijë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci do të varrosen sot.

    Lajmin e ka bërë të ditur familja e viktimave, ndërsa kanë treguar se varrimi do të bëhet në ora 19:00 në varrezat e qytetit të Gjakovës, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Njoftimi:

    Njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se në aksidentin tragjik në Kroaci humbën jetën më të dashurat tona, Valentina dhe Erlinda Binakaj.

    Varrimi i të ndjerave bëhet me datë 28.07.2021 në orën 19:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

    Theksojmë se 10 trupat e pajetë orë më parë kanë arritur në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!